Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi ka arritur të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe është kthyer fitimtar në Shqipëri. Kreu i Kishës Ortodokse është kthyer në Shqipëri pranë besimtarëve, të cilët e kanë pritur me lule.
Ai ndodhej për kurim në një spital në Athinë dhe më 23 nëntor arriti të mposhtë virusin dhe të lërë spitalin.