Shfaqja e variantit të ri të koronavirusit në disa shtete evropiane kanë detyruar autoritetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të rrisin vigjilencën dhe masat në aeroportet përkatëse. Kjo edhe për faktin se fundviti dhe festat kulmojnë me ardhjen e mijëra qytetarëve nga vendet ku jetojnë pranë familjeve të tyre. Autoritetet shqiptare ende nuk kanë marrë një vendim për fluturimet me Britaninë e Madhe.
Sakaq, Maqedonia e Veriut ka anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Zyrtarisht, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ka njoftuar se janë pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.