“Ndryshimi do të nisë me largimin e Ramës”, Basha pas takimit me të rinjtë: Do iu japim shpresë shqiptarëve

0
Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një mesazh pas takimit me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të Rinisë EDYN, të cilët sipas tij, “janë të qartë se vendit i duhet ndryshim jo vetëm politik, por edhe në mënyrën e qeverisjes së vendit”.

Kreu i demokratëve thekson në “Facebook” se studentët shqiptarë i ka penalizuar shumë ky 7-vjeçar dështimesh, premtimesh të rreme të Edi Ramës, duke shtuar “ekonomia është rrënuar, jeta është bërë më e shtrenjtë, papunësia është rritur dhe ndaj rinisë shqiptare është ushtruar dhunë sistematike”.

Mesazhi i Bashës:

Me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të Rinisë EDYN, folëm për politikën, ekonominë dhe zhvillimet e fundit në vend. Të rinjtë janë të qartë se vendit i duhet ndryshim jo vetëm politik, por edhe në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Studentët shqiptarë i ka penalizuar shumë ky 7-vjeçar dështimesh, premtimesh të rreme të Edi Ramës. Ekonomia është rrënuar, jeta është bërë më e shtrenjtë, papunësia është rritur dhe ndaj rinisë shqiptare është ushtruar dhunë sistematike. Mijëra të rinj u larguan këto 7 vjet dhe shumë të tjerë e shohin të ardhmen larg Shqipërisë.

Mjaft me dështime, mjaft më me rrena. Është koha për ndryshim! Këtë ndryshim do ta sjellim së bashku me të rinjtë. Ndryshimi do të nisë me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një modeli qeverisës që mbështet arsimin, punësimin dhe u jep mundësi të rinjve. Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të penalizohen nga e drejta e studimit, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës, për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. 10 mijë studentë do të mund të kryejnë stazhe të paguara çdo vit.

Ne do të krijojmë lehtësira fiskale për investitorë të huaj, që hapin vende pune për të rinjtë dhe do të stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve. Ne së bashku do të sjellim ndryshim dhe do t’i japim mundësi dhe shpresë rinisë dhe mbarë shqiptarëve.

Artikulli i mëparshëm“Lashë punën dhe burrin për të”! Gazetarja rrëfen romancën me shqiptarin Martin Shkreli: Si ia shpreha dashurinë në qeli
Artikulli i radhësPD: Buxheti i Tiranës kundër interesit të qytetarëve, orientohet tek interesat klienteliste