Sigurimi i vaksinës është kthyer në një luftë të vërtetë alla “Game of Thrones” për të gjithë vendet që duan të nisin me sigurimin e grupeve më të rrezikuara të popullatës. Teksa vendet e mëdha, që cilësohen si superfuqi luftojnë ‘dhëmb për dhëmb’ për të marrë sa më shumë doza, vendet e vogla ende presin…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pak javë më parë, ishte vetë në SHBA ku edhe sqaroi për të gjithë qytetarët, të cilët thotë çdo ditë se ka marrë përsipër që t’u shpërbejë, u shpreh se për një vend të vogël si ku i yni sigurimi i dozavei ishte një sfidë e vëshirë. Kjo pasi sipas tij, Shqipëria është një vend me të ardhurat të ulëta dhe mbetet në disavantazh, megjithatë është shpresëplotë se brenda dy muajve të parë të vitit 2021 të nisë vaksinimi.
Edhe homologia e tij serbe, Ana Brnabiç prendoi të njëjtën gjë me 10 dhjetor.
“9 nga 10 vende të varfra me shumë mundësi nuk do ta marrin vaksinën as më 2021 pasi vendet e pasura kanë blerë 53% të dozave dhe vetëm 14% e popullsisë do të vaksinohet.”
Në një gjendje të tillë të vështirë, ajo bëri me dije se Serbia po luftonte ta siguronte vaksinën në rrugë bilaterale por edhe me mekanizimin e COVAX, ku bëjmë pjesë dhe ne. Dhe ia dolën…
Serbia do të marrë 5 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 brenda kësaj jave dhe planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë marrë dhe injekuar 1.8 million ‘shiringa’ nga Pfizer.
Po ashtu nuk përjashtohet as AstraZeneca dhe vaksinat ruse dhe kineze. Edhe Greqia ia ka dalë që të sigurojë 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit dhe nis injektimin në ditët e fundit të muajit. Madje ka siguruar mjaftueshëm për fazën e parë, saqë të ndihmojë edhe fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut. Sasia e vaksinave nuk është bërë ende me dije, por është shprehur vullneti i mirë për të ndihmuar një fqinj në nevojë.
Veç ndihmës nga Greqia, Maqedonia e Veriut, ndërmjet COVAX, do të sigurojë edhe 833,000 doza për të nisur me sigurimin e të rrezikuarve.
Edhe pse nuk kanë marrë ende asnjë vaksinë, edhe Kosova me Bosnje-Herzegovinën kanë rënë dakord për shifrat e para. Autoritetet boshnjake siguruan qytetarët se 1.23 millionë vaksina do të blihen nga COVAX dhe do të injektohen gjatë gjithë vitit 2021. Të njëjtën shifër kanë deklaruar se do të marrin edhe autoritetet e Kosovës. Po ne?
Ndërkohë që të gjithë kanë plane, shifra dhe data konkrete, ne mjaftohemi me përafërsi.
“Nisin vaksinimin nga janari deri në mars”,-thonë ekspertët shqiptarë, ndërkohë që nuk përmendin asnjë datë, asnjë sasi vaksinë dhe as ku do ta blejnë.
Teksa Ministria e Shëndetësisë hesht, për të gjithë flet “i besuari” i kreut të qeverisë, këshilltari i tij Endri Fuga. Me një postim në rrjetet sociale, Fuga ia linte në dorë “KARMA-s” gjithçka që po pësonte bota për pandeminë. Ai shkruante se për shkak se duhej bërë një vaksinim universal për imunitet uniformë, për të shmangur kështu edhe ‘lindjen’ e mutacioneve të tjera. Ndërsa numri një i qeverisë hesht… Asnjë fjalë, asnjë lëvizje dhe asnjë premtim, të paktën edhe elektoral.
Nuk ka asnjë të dhënë për përpjekjet e qeverisë në sigurimin e vaksinës, ndërsa rajoni po ecën para me një ritëm të frikshëm. Çfarë po presim? Muajt e parë të vitit 2021?! Epo deri atëherë do të jemi imunizuar vetë…