Vrasja në ish-Bllok/ Ndryshon akuza për komandon Meviol Billo

0
Vrasja që tronditi zonën e ish-Bllokut/ Prokuroria mbyll hetimet, kjo është  akuza ndaj ish-komandos Meviol Billo

Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok disa kohë më parë.

Mesohet se ndaj Billos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinje të mbrojtes së nevojshme ndaj Elion Hatos.

Prokuroria vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.

Nga hetimet ka rezultuar se Prokuroria ka arritur në këtë konkluzion, duke pretenduar se Billo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme. Kur ngjarja ndodh në kushtet e vetë-mbrojtjes ekstreme, Billo nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Prokuroria shprehet se Gaxha ishte ai i pari që ka shtënë i pari dhe Billo ka qëlluar, me qëllim që të mbrohet. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018.

Artikulli i mëparshëmShqipëria me “sytë” nga qielli për vaksinën anti-COVID/ Rajoni ecën përpara me shifra dhe marrëveshje konkrete. Qeveria shqiptare ende asnjë përpjekje
Artikulli i radhësDhunimi i qytetarëve nga policia, Ambasada Britanike: Të hetohen denoncimet