Lewandowski, qendërsulmuesi që admiron fantazinë: “Baggio e Del Piero idhujt e fëmijërisë”

0

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Mynih, ka folur për France Football, duke zbuluar preferencat e tij në futboll, në kohën kur nisi të pasionohej me lojën e topit. Golashënuesi prolifik i bavarezëve, një 9 tipike, edhe pse me këmbë teknike, rrëfen se në fëmijëri ishte I ekzaltuar nga lojtarët fanaziosë, ata me numdër 10: “I vogël admiroja kampionë si Del Piero, Roberto Baggio e Henry, më bënë të dashurohesha me futbollin”.

Sulmuesi që në cmimin The Best Fifa mundi dy kampionët e padieskutueshëm Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, ka dhënë opinionin e tij edhe në debatin e përhershëm për më të mirin, duke i shtuar pak polemikë situatës, me nënkuptimin se polaku deri tani ka qenë i nënvleftësuar: “Nëse do të merren shifrat e golave të këtij viti e të atyre të mëparshëm, mendoj se mund ti ftoj në tavolinën time të hamë bashkë”.

Në fund edhe një prapaskenë merkato: “Pas vitit tim të dytë tek Borussia Dortmund kisha folur me Ferguson që më donte tek Manchester United, por Borussia nuk më lejoi të largohesha”.

Artikulli i mëparshëmTiranë/ Bie zjarr në një banesë, ndërron jetë një qytetar
Artikulli i radhësVarianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, shkencëtarët: Mund të infektohen ndjeshëm edhe fëmijët