Me Ibrën të dëmtuar, Milan hidhet në merkato, gjithçka për sulmuesin e Real Madrid

0
Ibrahimovic Out

Emri i Luka Jovic rikthehet fuqishëm në shtëpinë “djallit”: Milan e ka vendosur në majën e listës së dëshirave në merkaton e janarit. Emri i Jovic nuk është një risi, e tentuan edhe gjatë merkatos së verës por këtë herë diskutimi është ndryshe, sulmuesi serb shihet si alternativa ideale e Zllatan Ibrahimovic, i dëmtuar, për të synuar deri në fund titullin në Serie A. Drejtuesit e Milan kanë takuar agjentin e tij, Fali Ramadani, për të diskutuar mbi detajet ekonomike. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Zinedin Zidane, në janar është i lirë të gjejë një skuadër të re.

Jovic

Ideja e Milan është të transferojë lojtarin në formë huazimi për 6 muaj, më pas në varësi të paraqitjeve mund të diskutojnë mbi një formulë të re. Kuqezinjtë dëshirojnë të formojnë edhe një herë dyshen e Frankfurt, Rebic-Jovic. Më në fund edhe presidenti Perez është bindur të lë të lirë lojtarin që i kushtojë 63 milion euro, në këtë mënyrë do të kursente pagën e një futbollisti që deri më tani në Madrid ka luajtur vetëm 200 minuta.

Artikulli i mëparshëmHipokrizia e një regjizori/Si u bë drejtor Altin Basha
Artikulli i radhësNjë 2020 rekordesh për Milanin, në një vit kalendarik ka bërë më shumë pikë se të gjithë