Sektori i modës, nga veshjet tek aksesorët, është ai që kontribuon më shumë te të ardhurat e sponsorizimit të klubeve të La Liga. Sipas GlobalData, gjatë sezonit 2020/21, janë investuar 360,9 milionë dollarë.
Sponsorizimet e fanellave janë ndër më fitimprurëset për një klub futbolli. Për shembull, gjigantët e El Classico, Real Madrid dhe Barcelona, kanë marrëveshje me Adidas dhe Nike, me vlerë më shumë se 309.17 milionë dollarë.
Sektori i sponsorizimit të fanellave të shoqërive të futbollit kap në total vlerën 356,7 milionë dollarë. Ndër të tjera, skuadra të ndryshme kanë marrëveshje me marka të ndryshme të sektorit si Hackett apo Thom Browne.
Në total, moda përfaqëson 42% të të ardhurave që lidhen me sponsorizimet e klubeve të divizionit të parë dhe të dytë në La Liga, pas klubeve të Premier League, të cilat, sipas GlobalData, arrijnë në 841,25 milionë dollarë.
Edhe pse moda është sektori që kontribuon më shumë, për sa i përket vëllimit të marrëveshjeve, sektori më aktiv në sponsorizime është ai bankar dhe shërbime të tjera financiare, me 58 marrëveshje aktualisht. Grupi më i madh është ai izraelit, Plus500, i cili ka marrëveshje me Atletico Madrid, me vlerë 19.74 milionë dollarë në vit.
Në lidhje me numrin e marrëveshjeve, banka më e pranishme është CaixaBank, që numëron 16 marrëveshje sponsorizimi me klubet e La Liga, përpara konkurrentëve të sektorit si për shembull Liberbank, UniCaja o Kutxabank.