Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por po gjendet nën presion për shkak të kufizimeve më të ashpra në Europë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, fillimi i programeve të vaksinimit ka rikthyer shpersat për rimëkëmbjen e shpejtë të kërkesës për naftë. Londra shtrëngoi kufizimet, duke i kërkuar bareve dhe restoranteve të mbyllen, pasi infektimet me Covid-19 që po rriten me shpejtësi si dhe mutacionit që ka pësuar virusi. Gjithashtu, edhe Italia tha se po konsideron më shumë kufizime gjatë pushimeve të fundvitit, ndërsa shumica e dyqaneve në Gjermani janë urdhëruar të mbyllen deri më 10 janar.
Ndër zhvillimet e tjera, OPEC parashikon një rimëkëmbje të kërkesës për naftë me 350 mijë fuçi në ditë, gjatë vitit 2021, por shtoi se vaksinimi në ekonomitë më të mëdha në botë mund të ofrojë një mbështetje të madhe. Në një shenjë të kërkesës së dobët, analistët parashikojnë se rezervat e benzinës në SHBA do të jenë rritur me 1.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar. Më vonë gjatë ditës së sotme do të publikohet raporti jozyrtar i Institutit Amerikan të Naftës, ndërsa të mërkurën do të publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Çmimet gjetën një mbështetje edhe nga shpërthimi i një anije cisternë në portin Jeddah të Arabisë Saudite, por ministri i Energjisë në këtë vend deklaroi se incidenti nuk ndikoi aspak në furnizimin e tregut.
Bursa për datën 22 Dhjetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 428.25 | + 4.00 |
DIESEL | 418.00 | + 5.50 |
©aktualitet.al