Pastori Crackpot Paul Begley, një konspiracionit, është i bindur se bota do të marrë fund sot, pasi ai ka prova të një apokalipsi që po afron.
Pastori ka publikuar në Youtube, video të teorive të tij të çuditshme, pasi mendon se ka prova se të gjithë do të “dënohemi” para Krishtlindjeve.
“Jemi duke jetuar ditët e fundit, me gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi … para ditës së madhe e të tmerrshme të ardhjes së Zotit “.
Më pare, ai citon kalendaret e fiseve Maja dhe linjëzimin e dy planetëve më 21 janar, si bazë për paraljmërimet e tij të panikut.
Në fakt orbitat e planetëve Jupiter e Saturn i afrojnë aq shumë ato me njëri-tjetrin, saqë krijojnë në qiell fenomenin e “planetit të dyfishtë” më 21 dhjetor.
Kjo shënon bashkimin e dy planetëve, duke formuar atë që disa quajnë “Ylli i Krishtlindjeve”.
Edhe më parë, ai ka bërë parashikime të tjera, por për fat nuk janë realizuar./The Sun/