Nisi si një nga dosjet më të bujshme të vitit 2018 e Task Forcës së Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda më pas SPAK.
Por dosja ‘Bajri’ ka përfunduar si një çështje e zakonshme në Gjykatën e Shkodrës duke u shfryrë nga të gjitha akuzat e rënda dhe të pandehurit janë shpallur fajtorë për akuza si armëmbajtje pa leje.
Dhe vendimi i lirimit të tyre vjen veç pak muaj para zgjedhjeve të prillit 2021. Akuzat për ndikim në zgjedhje dhe përdorje të të fortëve gjatë votimeve kanë qenë të shpeshta nga opozita dhe Partia Demokratike.
E nisur fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas e marrë në dorë nga SPAK, kjo dosje përfshiu në hetim vepra të rënda penale si vrasje me dashje apo shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, që dyshoheshin se ishin kryer nga i ashtuquajturi grupi i Bajrave në Shkodër.
Por hetimi i mëvonshëm do të rrëzonte një nga një të gjitha akuzat e rënda dhe pasi nuk kishte prova as për grup të strukturuar kriminal.
E kështu, SPAK vendosi që dosja nuk ishte u transferua në Prokurorinë e Shkodrës. Kjo e fundit pas hetimeve e dërgoi dosjen për gjykim vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje për të gjithë anëtarët e dyshuar të grupit Bajri.
Në fund, të pandehurit u shpallën fajtorë vetëm për armëmbajtje pa leje.
Masat e dënimit, të vendosura nga gjykata e Shkodrës, rezultuan më të vogla nga ditët e paraburgimit që kanë bërë të pandehurit, duke sjellë lirimin e tyre.
Aktualisht, në qeli vazhdon të mbahet vetëm Safet Bajri, i cili është duke vuajtur një dënim të marrë nga drejtësia belge.