EMRAT/ Sulmoi me armë lokalin, kush është ‘i forti’ i Shkodrës

0
Ishte në arrest shtëpie, por udhëton nga Shkodra në Lushnje. Arrestohet nga  policia Bardhok Planaj, iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh

Katër janë personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj një lokali pranë vendit të quajtur “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër, mbrëmjen e kaluar.

Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj, sipas policisë, dyshohen të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Drejt lokalit në pronësi të efektivit të “Shqiponjave” Albert Pjetri është qëlluar 33 herë, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. Kjo pasi efektivi i policisë, Albert Pjetri ka ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Planajn, vëllai i Bardhok Planajt, ky i fundit emër i njohur për Policinë e Shkodrës.

Rivaldo Planaj ka tentuar që të mos i bindet urdhrit të Policisë, ndërsa ka debatuar me efektivin Pjetri. Ky i fundit, teksa ndodhej në detyrë, i ka sekuestruar makinën vëllait të Bardhok Planajt.

Ky ka qenë edhe motivi i konfliktit të policit Pjetri me vëllezërit Pllanaj që solli edhe atentatin me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:30, duke tronditur Shkodrën me breshëri kallashnikovi.

Kush është Bardhok Planaj

46-vjeçari Bardhok Planaj cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Dy vite më parë policia dhe prokuroria i sekuestroi një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Sakaq, në vitin 2014, i forti i Shkodrësë është arrestuar për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë. Në vitin 2014, “Kumbari” i Shkodrës u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Frroku mohoi akuzat në drejtim të tij, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut, shkruhet se i dyshuari në suervejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë, drejt Laprakës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit.

Planaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arresti, por në atë kohë ai nuk u gjet. Ai i shpëtoi dënimit për mungesë të provave.

Gjatë operacionit “Laguna e Vilunit” të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian./Mapo

Artikulli i mëparshëmMashtruesi i guximshëm kapet në Prizren: Prezantohej si oficer policie dhe mbate armë në brez
Artikulli i radhësBujar Qamili në gjendje të rëndë nga Covid-19