Kuvendi voton Evgjeni Basharin si kreun e ILDKPKI-së

0
Kuvendi voton Evgjeni Basharin si kreun e ILDKPKI-së

Kuvendi ka zgjedhur Evgjeni Basharin si kryetatren e re të ILDKPKI-së me 100 vota pro.

Evgjeni Bashari ishte një nga 2 kandidaturat që u përzgjodhën dje nga Komisioni për Çështjet Ligjore në Kuvend për të drejtuar këtë institucion.

Kryetarja e re garoi përballë një tjetër gruaje, Helena Papës, ndërsa që ditën e djeshme përflitej se Bashari ishte kandidatura e preferuar e mazhorancës për ë drejtuar institucionin i cili kalon në sitë pasuritë e të gjithë politikanëve.

Po ashtu dje, surprizë ishte tërheqja nga gara e Eridjan Salianjit, i cili deri pak kohë më parë ishte përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Salianji ka mbajtur dhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Pas dëgjesave, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa nuk bëhet me dije arsyeja e këtij vendimi që është marrë te Ligjet. Evgjeni Bashari do të zëvendësojë Shkëlqim Ganaj, i cili refuzoi rikandidimin.

Artikulli i mëparshëmVrasësja Elona, e zgjuar djallëzore dhe gënjeshtare e lindur
Artikulli i radhësKED i dërgon presidentit Meta dy emra për në Gjykatën Kushtetuese