Tensionet në Dover shpërthyen këtë mëngjes teksa dhjetra shoferë kamioni të zemëruar të cilët prej dy ditësh kanë qenë të bllokuar në port u përleshën me policinë.
Kamionistët, të cilët po përpiqen të arrijnë në shtëpitë e tyre në Europë për Krishtlindje u përpoqën të kalonin me forcë ku më pas shpërtheu dhe konflikti mes tyre dhe ofricerëve të policië që ruanin portin.
Qindra shofera lanë kabinat e tyre dhe ecën drejt hyrjes së portit në Kent në orën 8 të mëngjesit duke brohoritur dhe bërtitur : ‘Hapni kufirin’, ‘Ne thjesht duam të shkojmë në shtëpi’ dhe ‘F*** you, Boris ! ‘
Disa shoferë i treguan policisë rezultate negative të testeve të bëra të Covid-19, mirëpo oficerët e policisë i kthyen mbrapsht duke i thënë se këto teste janë të rreme.
Një marrëveshje më në fund është arritur me Francën pas mbylljes së kufijve me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rasteve të reja me Koronavirusin e ri.
Macron rihapi kufijtë pasi pa rradhët mijëra kilometrika të kamionëve të mallrave të bllokuar në Kent.
Ai kishte kërkuar teste PCR të përpunuara në laborator, të cilat mund të zgjasin deri në 72 orë para se të merren rezultatet. Por ai u tërhoq pas një nate të tretë bisedimesh