Vrasja makabre e çiftit Pasho, shkrimtarja shqiptare në ‘Corriere Della Sera’: Mos na gjykoni kështu!

0

Shkrimtarja shqiptare Denata Ndreca që jeton dhe punon në Itali, ka publikuar një letër në gazetën prestigjioze “Corriere Della Sera”, pas bujës dhe vëmendjes së madhe publike dhe mediatike të vrasjes makabre të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, nga një bashkë-kombase e tyre, Elona Kaleshi.

“Mos e gjykoni vendin tonë”, është mesazhi dhe thirrja e  Denata Ndrecës pas një furtune të vërtet anti-shqiptare, në media dhe në  rrjet.

Kjo letër vjen si kundërpërgjigje për disa media italiane të cilat e kanë trajtuar ngjarjen e rëndë, si pjesë të kulturës dhe traditave shqiptare duke bërë përgjithësime.

Apeli i shkrimtares Denata Ndreca, i drejtohet në formën e kësaj letre kryetarit të bashkisë Nardela në Toskana ku edhe ndodhi ngjarja. Prej vitesh ajo është e angazhuar me çështjet e të drejtave të njeriut dhe po ashtu, bashkëpunon me gazeta të ndryshme në Itali.

Gjithashtu nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Wake Up”, shkrimtarja tregoi shqetësimin e madh që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Itali, këto lajme diskriminuese.

“Është një damkë për komunitetin tonë. Problemet e komunitetit tonë nuk mbarojnë kurrë, siç nuk mbarojnë problemet e njerëzit. Por kur i shtohen edhe gjëra të tjera, situata rëndohet. Të hidhet çdo gjë poshtë për komunitetin shqiptar nuk është e drejtë”, tha ajo mes të tjerave.

Letra e shkrimtares Denata Ndreca botuar në “Corriere Della Sera”

Nuk është hera e parë që flitet për popullin shqiptar, por kur e shkruan media është e papranueshme. Jemi të varfër, por me tradita dhe kulturë të pasur. Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer komunitetit tonë. Eshtë bërë një sinjalizim të gjitha gazetave të Toskanas që të mos flasin pa baza dhe të mos cënojnë të tjerët.

Nuk mund të lidhin “besën” me “mafian shqiptare”. Para se të flasësh për një vend duhet të informohesh mirë. Unë respektoj vendin ku linda si edhe vendin ku po jetoj. Firence është një qytet i mrekullueshëm, por i vështirë kohët e fundit.

Komuniteti shqiptar njihet jo vetëm për drogën e krimin, por edhe për shumë njohuri, djersë e lodhje. Për këtë gjë mendoj se krimi i valixheve nuk duhet lidhur me traditën shqiptare. Kur flitet për një komb fjalët duhen matur mirë. “Besa” për shqiptarët është një fjalë e vjeter sa malet tona.

Image
Artikulli i mëparshëmDështimi me dosjen ‘Bajri’/ Si u liruan të fortët e Shkodrës para zgjedhjeve
Artikulli i radhësMashtruesi i guximshëm kapet në Prizren: Prezantohej si oficer policie dhe mbate armë në brez