Argjentina miraton Sputnik. Vendi i tretë që autorizon vaksinën ruse, priten dërgesat e para këtë javë

0

Argjentina i ka dhënë miratim emergjent vaksinës Sputnik të Rusisë, sipas një deklarate të ministrisë së Shëndetësisë, duke u bërë vendi i tretë pas Rusisë dhe Bjellorusisë që autorizon vaksinën për përdorim.   Dozat e para të Sputnik pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme.  Mbi 42,000 persona kanë ndërruar jetë prej Covid-19 deri më tani, sipas të dhënave zyrtare. “Produkti rus përfaqëson një ekuilibër të pranueshëm të përfitimeve ndaj rrezikut”- deklaroi Administrata Kombëtare e Barnave, Ushqimeve dhe Teknologjisë Mjekësore në Argjentinë.

Pak orë më herët, Argjentia i’u bashkua listës në rritje të shpejtë të vendeve që miratojnë për emergjencë vaksinën e Pfizer. Disa shkencëtarë perëndimorë kanë ngritur dyshime mbi shpejtësinë nën të cilën Rusia ka punuar me vaksinën, duke i dhënë miratim rregullator përpara provave të fazës përfundimtare, ku testohet siguria dhe efikasiteti.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, që po financon zhvillimin e vaksinës, tha se Argjentina do të marrë 300,000 doza të Sputnik këtë Javë. Sipas tij, do jetë dërgesa më e madhe e çdo vaksine në Amerikën Latine.  Ai shtoi se ka kërkesë të madhe për Sputnik nga vende të tjera të kontinentit.

Artikulli i mëparshëmKQZ miraton propozimin e opozitës, ndalon qeverinë të japë koncesione 4 muaj para zgjedhjeve
Artikulli i radhësMakina merr flakë në lëvizje tek “Brryli” në Tiranë, ja arsyeja e ngjarjes (Detajet)