Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin e opozitës për të ndaluar qeverinë që japë kontrata koncensionare dhe PPP, 4 muaj përpara zgjedhjeve. Propozimi u pranua edhe nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.
“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor.”
Ky ishte propozimi i bërë nga opozita, për të cilin KQZ kishte mbetur për miratim pasi nuk po pranohej nga përfaqësuesit e mbështetur nga qeveria.