Në festën e Krishtlindjes, të shumtë janë futbollistët që urojnë të gjithë besimtarët për këtë festë. Nga Berat Gjimshiti, te Thomas Strakosha dhe Bekim Balaj, nuk kanë munguar urimet për këtë festë nga lojtarët e Kombëtares shqiptare.
Disa prej futbollistëve kanë zgjidhur ti kalojnë këto festa pranë rrethit të ngushtë familjar, disa të tjerë me shokët e tyre dhe disa të tjerë në qetësinë e tyre. Më poshtë janë disa nga fotot e futbollistëve të Kombëtares, duke festuar dhe duke uruar të gjithë besimtarët që e festojnë këtë festë:
Berat Gjimshiti uron Krishtlindjet duke postuar foto me partneren e tij, së bashku me fëmijën e tyre
Bekim Balaj uron Krishtlindjet nga Dubai
Thomas Strakosha e feston me familjen dhe partneren e tij
Rei Manaj uron Krishtlindjet duke postuar foto me nënën e tij
Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ansi Agolli uron Krishtlindjen nga Nju Jorku
Keidi Bare poston foto i vetëm në Barcelonë duke uruar Krishtlindjet për të gjithë
Marash Kumbulla poston foton me partneren e tij dhe uron Krishtlindjet
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana uron Krishtlindjet nëpërmjet një “story”
Eros Grezda ka vendosur t’i festojë në Tiranë Krishtlindjet, ku nuk nguron të postojë edhe një foto nga kryeqyteti