Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.
Një person mësohet se është paraqitur me shenja armë zjarri në spitalin e këtij qyteti.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.
Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.