Reali vendos për merkaton, Perez konsultohet me Zidane

0
LaLiga Santander - Real Madrid: Is Florentino Perez capable of repeating  history? | MARCA in English

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur se nuk do të bëjë asnjë afrim në merkaton e janarit. Ashtu si në merkaton e verës, ai e justifikon me faktin se u ka kërkuar ulje rrogash lojtarëve dhe nuk do të ishte e drejtë karshi tyre.

Trajneri Zinedine Zidane ka gjetur rrugën e duhur për të kthyer skuadrën te suksesi. Ai ishte në fije të perit, pasi lojtarët e tij u ndalën në disa momente negative, por tashmë kanë 6 fitore radhazi.

Numri një i stolit ka kërkuar një sulmues, por duket se një kërkesë e tillë do të plotësohet vetëm në merkaton e verës. Mbetet për t’u parë nëse spanjollët do të rezervojnë ndonjë surprizë.

Artikulli i mëparshëmNën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në ditën e Krishtlindjes dozat e vaksinës anti Covid në Itali
Artikulli i radhësIvry Gitlis: Gjeniu izraelit i violinës vdes në moshën 98 vjeçare