Verilindja zbardhet nga bora. Reshjet nisën gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Reshjet e dëborës kanë arritur në një trashësi nga 4 deri në 15 cm në zonat malore. Po ashtu në afërsi të tunelit të Kalimashit, një pjesë e rrugës së Kombit, është përfshirë nga dëbora me një trashësi nga 7 deri 15 cm. Mjetet e makineritë borëpastruese punuan përgjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Ndërkohë në mëngjes situata është stabilizuar, ndërsa reshjet janë të papërfillshme. Sipas raportimeve dhe informacioneve nga shtabi e emergjencave, këto reshje nuk kanë sjellë probleme. Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa nuk është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.