Injoranca e Veliajt me Mutin/ Nuk di as kur është ndërtuar qendra e Tiranës, as zyra ku rri vetë

0

Loja e fjalëve dhe humorit me pritjen që i bëri kryebashkiaku Veliaj aktores së njohur italiane Ornela Muti prej ditësh nuk pushon në rrjet. Por me “lalin” surprizat nuk mbarrojnë asnjëherë. Nëse në rastin e parë shkas për batuta u bë mbiemri i aktores, vala e dytë e talljeve është shkaktuar nga injoranca e krut të bashkisë. Ai gjatë bisedës me Mutin ka deklaruar se qendra e Tiranës është ndërtuar nga italianët në kohën e luftës së dytë botërore.  Kjo e ka bërë studiuesin dhe njohësin e mirë të arkivave, Kastriot Dervishi, të reagojë:  “Kryebashkiaku i Tiranës nuk di as kur është ndërtuar godina e sot e Bashkisë së Tiranës. Ornelës i tha se godina (dhe sheshi) janë ndërtuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Të ishte për ndonjë gjë koti, hajd mo, nuk do ia vinim re. Por Tirana nuk ka 100 qendra që nuk mbahen mend. Ajo u përurua në vitin 1931 bashkë me godinat e ministrive. Godina ku sot rri Veliaj ishte e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1931-1939. Gjatë luftës shërbeu si Ministri e Ekonomisë Kombëtare. Në vitin 1945 këtu u vendos Ministria e Financave, etj. Pas shembjes së godinës së vjetër të bashkisë, në vitin 1980 këtu u vendos administrata e Komitetit Ekzekutiv, i cili në vitin 1992 u quajt bashki. I rrofshin ato hartat e murosura në zyrë, të cilat as i paska parë ndonjëherë”, shkruan Dervishi duke vënë edhe njëherë në pah, injorancën ulëritëse të qytetarit të parë të Tiranës.

Artikulli i mëparshëmKiara Tito poston foton kur ishte e infektuar me Covid-19, si dukej moderatorja (Foto)
Artikulli i radhësOSHEE: Defekte nga moti i keq kryesisht në zonat veriore, më të prekurat Kukësi e Vlora