Një lajm tragjik vjen nga Amerika e largët. Ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça.
Ai shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.
Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.