Prej 84 vitesh në të njëjtën firmë, ndërron jetë punonjësi më besnik në botë

0
Prej 84 vitesh në të njëjtën firmë, ndërron jetë punonjësi më besnik në botë

John Burns, punonjesi me besnik ne bote

John Burns njihet si punonjësi më besnik në botë, pasi për 84 vite punoi në të njëjtën firmë, por ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Edhe pse në moshën 98 vjeçare, Burns vazhdonte të punonte në “TC Young Wilson Terris”, në Edinburg, firmë të cilës iu bashkua që në moshën 14 vjeçare.

Puna e tij ishte të dorëzonte dokumente ligjore në Gjykatë, ndërsa kohët e fundit ishte shprehur se parashikontë të tërhiqej dhe të dilte në pension.

Punën në këtë kompani ai e ndërpreu vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u dërgua për të shërbyer si radio operator në Afrikë.

Artikulli i mëparshëmLojtari i shekullit, por pa tifozë nuk vlen: “E mërzitshme të luash pa ta, më mungojnë edhe kontestimet”
Artikulli i radhësA do të bjerë borë në Tiranë natën e Vitit të Ri? Ja si do të jetë moti me 31 dhjetor