Rriten ‘spiunët dixhitalë’, 1500 ankesa më shumë tek Komisariati Dixhital, policia u përball gjatë 2020-ës edhe me denoncimet e rreme

0

Featured image of article: Rriten ‘spiunët dixhitalë’, 1500 ankesa më shumë tek Komisariati Dixhital, policia u përball gjatë 2020-ës edhe me denoncimet e rreme 

Numri i ankesave në Komisariatin Dixhital nga janari i vitit 2020 deri në tetor të po të njëjtit vit është rritur me 3.9%. Gjatë 10 muajve në këtë aplikacion ka patur gati 39 mijë ankesa nga qytetarët.

Platforma “Komisariati Dixhital” u prezantua 5 vite më parë, dhe shërben si një shërbim për qytetarët që duan të denoncojnë duke ruajtur anonimatin.

Shifra prej 3.9% më shumë se në të njëjtën kohë të vitit 2019, tregon se janë rreth 1500 më shumë ankesa tek uniformat blu. Shifrat janë publikuar në planin e strategjisë Ndër-sektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026.

Por megjithëse numri është më i lartë, burimet bëjnë me dije se shumica e ankesave kanë në fokus parkimet e gabuara, ndërtimet pa leje apo ankesat për zhurmë. Jo pak ankesa të mbërritura tek Komisariati Dixhital rezultojnë të rreme, pasi policia shkon dhe i verifikon në terren.

Artikulli i mëparshëmA do të bjerë borë në Tiranë natën e Vitit të Ri? Ja si do të jetë moti me 31 dhjetor
Artikulli i radhësRaportet e FMN-së për Shqipërinë, më kritikët në rajon