Pasi dyshohet se shisnin teste false për Covid-19, autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë arrestuar 7 persona.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në shtetin fqinj, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 11 lokacione duke arrestuar shtatë persona, transmeton Alsat.
Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar telefona, kompjuter personale, lap top, PCR-teste negative, vula, faksimil të një noteri austriak dhe dokumente tjera.
MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi kundër personave në fjalë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shkelur nenin 378 nga Kodi Penal.