“Vazhdojnë provokimet”, Ankaraja akuzon Athinën për rritjen e tensioneve

0

Ankaraja ka akuzuar sërish Athinën për rritje të tensioneve mes dy shteteve, duke pretenduar se po provokon me angazhimin e saj në Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Këtë herë, reagimi ndaj Greqisë ja ardhur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, i cili në një deklaratë është shprehur se Greqia vijon të provokojë.

“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tonë për hapjen e kanaleve të dialogut për bisedimeve pa kushte me Greqinë. Sidoqoftë, në po shohim se hapat provokuese të Greqisë në rajon vazhdojnë, të cilat rrisin tensionet. Shembulli më i fundit është angazhimi në Egje dhe në Mesdheun Lindor”, u shpreh Hami Aksoy.

“Ne i bëjmë thirrje Greqisë të veprojë me përgjegjësi, duke kontribuar në projektet për të rritur paqen dhe stabilitetin në rajon në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, shtoi më tej zyrtari turk.

Artikulli i mëparshëmCa kuriozitete interesante nga Finlanda: Ç’festojnë, ç’hanë, ç’mendojnë…
Artikulli i radhësNgjitës dhe i ndryshëm, çfarë dihet deri tani për llojin e ri të Covid-19