Fiorentina po kërkon prej kohësh një përforcim për sulmin dhe një goditje për këtë repart do të bëhet me çdo kusht.
Emri i parë në listë është Piatek, por duke parë vështirësitë e një akordi me Hertha Berlin, ka lindur ideja për afrimin e Divock Origit.
Sulmuesi belg ndodhet në një situate jo të mirë te Liverpooli, pasi Klopp nuk e aktivizon aspak dhe numëron vetëm 318 minuta në këto 4 muaj.
Fiorentina është gati ta huazojë me të drejtë blerjeje, teksa duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Wolves me Schalke 04.