Kërcënoi se do të shpërthente bombulën e gazit, FNSH neutralizon të riun në Vlorë

0
Kërcënonte me vetëflijim, policia ndërhyn dhe ndalon të riun në Vlorë - Ora  News

Policia dhe FNSH kanë mundur që të neutralizojnë të riun që kërcënonte për minuta të tëra se do të shpërthente një bombul gazi në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.

Në një aksion policia dhe FNSH e Vlorës hynë në godinën ku qendronte i riu, duke hedhur fillimisht tymuese dhe gaz lotsjellës. Edhe pas përpjekjeve të tyre për ta shoqëruar, i riu bëri qëndresë për pak çaste, por në fund u fut në furgonin e Policisë dhe iu drejtua komisariatit.

Dyshohet se gjithçka e ka pikënisjen te një sherr mes të rinjve, dhe ku policia i është vënë në ndjekje të riut në fjalë, i cili menjëherë sapo ka pikasur praninë e bluve, është mbyllur në një godinë në lagjen Isa Boletini. Ai ka deklaruar se do të shpërthente bombulën e gazit.

Dyshohet se i riu ka pasur probleme me shëndetin mendor, dhe pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen.

Artikulli i mëparshëmStrakosha vë në pikëpyetje rinovimin me Lazion
Artikulli i radhësU vra më thikë nga babai i tij/ Flet nëna e 26 vjeçarit: Si nisi sherri për laptopin….