Një ndër emrat më të shquar dhe me më shumë ndikim në botën e modës, stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta.
Cardin i cili lindi në vitin 1922 ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 98-vjeçare.
Ai ndodhej në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, siç ka treguar familja e tij për agjencinë e lajmeve AFP.
Megjithëse lindi në Itali, Pierre Cardin emigroi drejt Francës kur ishte ende fëmijë.
Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950 dhe në dekadat në vijim ai ndërtoi një perandori, duke u kthyer në një prej emrave më të njohur në botën e modës.
Vdekja e tij është sigurisht një humbje e madhe për industrinë