Partia Demokrate ka reaguar për herë të parë pas ndryshimeve në qeveri të njoftuara ditën e sotme. Këtë të martë, kryeministri Edi Rama kaloi në Ministrinë e Jashtme Olta Xhaçkën, pas dorëheqjes së Gent Cakajt, dhe në Ministrinë e Mbrojtjes vendosi Niko Peleshin.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka komentuar vendimet e fundit të qeverisë Rama duke theksuar se nuk ka ndryshim por ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Sipas tij, kryeministri është pa një ekip dhe po ashtu është i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë.