Numër rekord rastesh me koronavirus në klubet e Premier Leagues

    0
    Numër rekord rastesh me koronavirus në klubet e Premier Leagues

    Është shënuar një numër rekord i rasteve pozitive me koronavirus në klubet e Premier Leagues.

    Liga elitare angleze njofton se gjatë testeve të martën, 18 anëtar të klubit dhe futbollistë kanë rezultuar të infektuar me virusin famëkeq.

    Në rundin e fundit nga 21 deri më 27 dhjetor u testuan 1.479 lojtarë dhe anëtarë stafi, 18 prej të cilëve dolën pozitivë dhe u vetizoluan.

    Ndeshja e djeshme mes Evertonit dhe Manchester City u shty për shkak të përhapjes së madhe të rasteve me COVID-19 në skuadrën e City.

    Artikulli i mëparshëmTrupi i dekompozuar i gruas gjendet brenda valixhes në Athinë
    Artikulli i radhësNafta vazhdon javën në rritje. Çmimet mbështeten nga nisja e fushatës së vaksinimit në SHBA. Bursa për datën 29 Dhjetor 2020