Rama shpall ‘hallexhinjtë’ më të mëdhenj të vitit 2021 dhe ju kërkon falje, ja cilët janë!

0
E gjithë familja bashkë! Linda, Zaho, Greg dhe Rea pranë kryeministrit Rama  për ekspozitën në Berlin – Revista Bordo

Edhe në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk reflektoi për ndonjë dështim të qeverisjes së tij, por përkundrazi u mburr se ai vetë është më i miri që mund të kenë në krye shqiptarët dhe se do të takoheshin sërish në të njëjtën zyrë fundvitin tjetër.

Zakonisht këto lloj konferencash për shtyp në të gjithë botën shfrytëzohen nga kryeministrat apo presidentët për të bërë bilance të punëve dhe për të reflektuar për çfarë nuk është bërë mirë, por për kryeministrin e Shqipërisë ky opsion nuk ekziston.

I pyetur nga gazetarët se kujt do ti kërkonte falje për këtë vit të vështirë, jo vetëm për ekonominë e rrënuar të shqiptarëve, ai me fodullëk deklaroi se këtë gjë mund ta bënte vetëm për familjen e tij.

“Falje do t’i kërkoja vetëm familjes sime. Kam munguar! Ndonëse mungesën Linda dhe dy më të mëdhenjtë e kuptojnë më mirë, më i vogli…aty faji është edhe më i madh”, tha Rama pa e fshehur përbuzjen për pjesën tjetër të shqiptarëve që nuk jetojnë në kushtet e Lindës, Gregorit dhe Zahos.

Ndoshta mund të tregohej “zemërgjerë” e tolerant një herë të vetme e tu kërkonte (për shembull) falje atyre familjeve të mbetura në çadra që pas tërmetit dhe që ju premtoi se do të futeshin në shtëpitë e reja brenda këtij viti, por as këtë nuk e bëri!

Artikulli i mëparshëmDenigrimi/ Rama `përgënjeshtron` Gent Cakajn për largimin me dorëheqje!
Artikulli i radhësBasha premton uljen e tarifave të shkollimit për studentët