Dështimi për të rinovuar i Sergio Ramos, vetëm tre ditë para fundit të vitit dhe liria për të negociuar me cilindo klub, do të thotë që kapiteni i Real Madrid është një nga lojtarët më të lakmuar në funksion të merkatos së transferimeve. Të shumtë klubet që janë të interesuar, por të paktë ata që mund të paguajnë mega-pagën e qendërmbrojtësit spanjoll.
Një nga këto, sipas të përditshmes angleze Mirror, është Tottenham i Jose ‘Mourinho. Portugezi, i cili i ktheu Spurs në betejën për fitoren e Premier League, është duke kërkuar në merkato për një qendërmbrojtës me përvojë në stilin Thiago Silva tek Chelsea. Kështu, The Special One ka menduar për Sergio Ramos që e ka patur në dispozicion tek Real Madrid nga 2010 në 2013.