Gjykata Kushtetuese është bërë me 7 anëtarë. Sonila Bejtja është anëtarja më e re pasi ishte e vetme në garë, KED e lejoi të kandidonte dhe ia çoi Presidentit.
Ditën e djeshme e emëroi Meta, ndërsa sot Bejtja shkoi në Presidencë për t’u betuar.
Vetëm disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese pas një periudhe 3-vjeçare jashtë funksionit arriti kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe u bë funksionale. Altin Binaj ishte anëtari i 6-të, tashmë Bejtja e 7-ta teksa mbeten edhe 2 që Gjykata Kushtetuese të ketë 9 anëtarë dhe të funksionojë normalisht.