Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Kroacinë është ndjerë konsiderueshëm shumë edhe në shtetet përreth tij. Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e momentit kur lëkundjet e tokës janë ndjerë në parlamentin slloven.
Ndërsa një prej të pranishmëve mbante fjalën e tij në Lubjanë nisën të ndiheshin dridhjet e tokës. Deputetët në fillim duken të përmbajtur, por më pas nisin të largohen nga ulëset e tyre duke boshatisur gjithë sallën.