Një ngjarje tronditëse ende e pazbardhur ka ndodhur pranë Athinës.
Trupi i një gruaje është gjetur i dekompozuar nga një gjahtar, brenda një valixhe në zonën e Vilia-s.
Policia greke është vënë menjëherë në lëvizje pasi ka marrë informatën.
Trupi i gruas ishte plotësisht i zhveshur dhe mendohet se ndodhej aty për një kohë të gjatë.
Në brendësi të valixhes, policia gjeti edhe të brendshmet e saj dhe asgjë tjetër.
Vendi ku është gjetur valixhja i përket një zonë larg qytetit dhe dyshohet se ajo është hedhur aty nga persona ende të paidentifikuar.