Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për “Pet Rock”, ndoshta keni menduar se ishte thjesht një shaka e mirë. Kjo shaka, megjithatë, pati fitime prej miliona dollarësh.
Por si lindi “Pet Rock” ?
“Pet Rock” lindi nga një shaka që Gery Gahl bëri me shokët e tij në një lokal në Los Gatos, California. Ai po dëgjonte miqtë e tij që ankoheshin për kafshët e tyre shtëpiake dhe i tha se nëse ato donin një kafshë shtëpiake perfekte, të merrnin një gur.Kjo shaka i dha atij idenë brilante për të shitur gurë si kafshë shtëpiake, bashkë me instruksionet e përdorimit. Produkti real në fakt ishte pikërisht ky i fundit, libri i instruksioneve, i cili ishte i mbushur plot me shaka dhe lojëra fjalësh.
Para se të konceptonte idenë e “Pet Rock”, Dahl tashmë kishte bërë një emër për veten në botën e marketingut. Ai punonte në një shtypshkronjë por edhe si një ekzekutiv marketingu para se të degëzonte në idetë dhe shpikjet e tij. Gjatë kësaj periudhe, Dahl mësoi se ndonjëherë paketimi i zgjuar ishte edhe më i rëndësishëm se produkti i mirë, sidomos kur bëhej fjalë për marketing.
Duke e parë nga ky koncept, Dahl thoshte se “kafshët e tij shtëpiake” ishin perfekte. Ato as nuk duheshin ushqyer, ishin gjithmonë të qeta dhe nuk kërkonin të pastroheshin apo të kishin vëmendje speciale. Ideja u kuptua shpejt. Njerëzit blenë “Pet Rocks” për një sërë arsyesh, mbi të gjitha për argëtim. Për disa vite gjatë fillimit të viteve 1970, “Pet Rock” i Dahl ishte modeli më i përhapur i vendit. “Pet Rock” shitej për 3.95 dollarë, duke i dhënë Dahl një fitim prej 3.00 dollarë për secilin prej tyre. Brenda vetëm gjashtë muajve të parë të vendosjes së Pet Rocks për shitje, Dahl kishte shitur mbi 5 milionë “Kafshë Shtëpiake” duke e kthyer idenë e “Pet Rock” në një nga idetë më të mëdha në histori.
Pra, Çfarë është një “Pet Rock”?
E vetmja kafshë që nuk do keni kurrë nevojë të shëtisni ushqeni apo lani. Dhe më e mira nga të gjitha, është një kafshë që nuk do largohet kurrë!