Derbi në distancë mes Atleticos së Madridit dhe Realit të Madridit për kreun e renditjes në La Liga.
Dy skuadrat kryesuese të elitës së futbollit spanjoll (me nga 32 pikë, por “Los Colchoneros” kanë zhvilluar dy ndeshje më pak) zbresin këtë të mërkurë në tapetin e gjelbër me synimin për ta mbyllur vitin të parët në kampionat.
Skuadra e Diego Simeones do të presë në orën 19:30 Getafen, ekip të cilin e ka mposhtur gjithmonë në 12 ndeshjet e fundit në elitën e futbollit spanjoll që nga viti 2013, madje pa pësuar qoftë një gol.
Statistika këto që favorizojnë ndjeshëm “Los Colchoneros” edhe në këtë sfidë të radhës, aq më tepër që do të luhet në “Wanda Metrolpolitano”.
Në orën 21:30, do të jetë radha e Realit të Madridit, si mysafir në fushën e Elches, ekip që objektiv të tij ka mbijetesën.
Pas një nisjeje mbresëlënëse të kampionatit, me 3 fitore dhe 2 barazime, vendësit kanë 8 takime që nuk fitojnë (5 humbje dhe 3 barazime), rezultate që e kanë “fundosur” pranë zonës së ftohtë.
Nga ana tjetër, skuadra e Zidane ka ftuar 6 ndeshje radhazi në La Liga, pas atij starti me shumë luhatje.