“Mendova se ishte meme”/ Ambasada ruse i përgjigjet Ramës: Na vjen keq që vullneti ynë i mirë u mor si provokim

0

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj komenteve që bëri kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në lidhje me çështjen e vaksinës. Në konferencën e fundvitit, Rama e cilësoi provokim dhe qesharake ofertën që ambasada ruse në Tiranë i bëri Shqipërisë për vaksinën përmes në postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e saj, ambasada ruse shkruan se e kanë të vështirë të kuptojnë se pse kryeministri i vendit u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë. Po ashtu në deklaratë shprehet keqardhja që vullneti i mirë i Rusisë, sipas ambasadës, interpretohet si veprim provokues.

Artikulli i mëparshëmDobësitë në arkëtime/ 21 mln euro më pak TVSH e rimbursuar për 11 mujorin
Artikulli i radhësProjekti 16.8 milionë euro për emergjencën ndaj Covid-19, BB: Bëhet efektiv në 5 janar