Diego Armando Maradona ka pasur gjithmonë një raport të veçantë me paratë.
Fitimet i ka pasur të shumta, bujarinë në nivele të larta dhe kjo ka ndikuar që të “shpërdorojë” miliona dollarë gjatë jetës së tij.
Legjenda e futbollit botëror, humbi jetën më datë 25 nëntor, teksa te familjarët e tij ka nisur beteja në lidhje me ndarjen e pasurisë së tij.
Maurizio D’Alessandro, avokati i Matias Morla (ish-përfaqësuesit ligjor të Diego Maradonës), flet rreth jetës luksoze të yllit të futbollit në një prononcim për mediat argjentinase.
“Diego shpenzonte rreth 60 mijë dollarë në muaj. Morla i fliste dhe tentonte që ta bënte Diegon të arsyetonte. ‘Kujdes, do të fundosesh me shpenzimet e kota që bën’, i thonte Morla herë pas here.
“Diego nuk çante kokë fare. Sigurisht që ai kishte pasuri të madhe dhe mund të jetonte edhe 250 vite të tjera pa prekur punë më dorë“, deklaron D’Alessandro.