Policia e Shtetit ka vendosur 361 gjoba për shkelje të masave anti-Covid. 335 gjoba janë vendosur për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat, kurse 23 të tjera për mosrepektim të orarit të lëvizjes.
Ndërkohë, policia bën me dije se janë vendosur edhe 3 gjoba ndaj pronarëve të biznesve që kanë vijuar aktivitetin edhe pas kalimit të orës 20:30. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.