60 satelitë të tjerë Starlink janë lëshuar në atmosferë. Projekti Starlink, i kompanisë Space X i ka pozicionuar këta satelitë në orbitën e ulët të Tokës, në rreth 550 km kuotë. Në këtë mënyrë, projekti i Elon Musk për internetin global, ka kaluar kuotën e një mijë satelitëve në orbitën e Tokës.
Plani parashikon që të jenë 1500 satelitë në atmosferë në këtë fazë të parë të projektit. Por kompania sapo ka marrë autorizimin për lëshimin e 12 mijë satelitëve, të cilët do të bëjnë të mundur pra shpërndarjen e internetit në të gjitha zonat e globit, edhe aty ku sot është e pamundur. Me këtë lëshim, SpaceX tani ka dërguar 1,015 satelitë Starlink në orbitë, që datojnë që nga dy prototipat “Tintin” të lëshuar në Shkurt 2018. Nga ata 1,015, 951 janë ende në orbitë, sipas statistikave të mbajtura nga vëzhguesi i fluturimit hapësinor Jonathan McDowell.