Connor McGregor ka qenë një nga luftëtarët më të famshëm të UFC në arte marciale miks, vetëm se që pas humbjes së dhunshme me Khabib gjërat nuk janë më si më parë. Irlandezi është tronditur sërisht mëngjesin e sotëm, i mposhtur që në raundin e dytë nga amerikani, Justin Poirier.
Si e ka karakteriale, McGregor e nisi sfidën fuqishëm, në kërkim të nxjerrjes jashtë luftimit të kundërshtarit përmes kombinimeve të shpejta. Poirier qendroi në mbrojtje, duke i lënë qendrën e oktagonit, në tentativë për të shfrytëzuar ndonjë pakujdesi të irlandezit. Taktikë me shumë mundësi fituese, duke qenë se në të dytën, në momentin e parë që McGregor uli intensitetin e neutralizoi me goditje të fuqishme, duke e gjakosur keq e duke e nxjerrë KO.
Rënia e Mc Gregor në oktagonin e Arabisë Saudite është simboli i shembjes së një idhulli të arteve marciale, që tani e ka humbur krejtësisht shkëlqimin e tij.