Prej disa ditësh, opozita ka kërkuar një reagim nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit për përgjimet e mafiozëve të Ndrangheta-s që kishin vendosur kontakte në Tiranë për të investuar në kulla, konçensione dhe tendera publikë. Por nga SPAK nuk ka asnjë reagim. Kreu i këtij institucioni Arben Kraja ka heshtur, ndërsa në emër të tij ka folur sot Taulant Balla, nga selia e PS-së. Balla garantoi se SPAK do të bëjë verifikimet e veta dhe do t’i shkojë deri në fund hetimeve.
“Sa për përgjimet mund t’ju them që europdeputeti që përfshihet ose përmendte është mik i vjet i Lulzmit, shkoni pyeteni, atë, se e ka pritur në zyrë ai e ka takuar dhe në Romë. Ata që janë përmendur me emra i keni në Presidencë. për të tjerat duroni dhe dëgjoni. SPAK do bëjë verifikimet e veta dhe do t’i shkojë deri në fund. Kjo është një çështje ne hetim”, tha Balla.