Bardhi nxjerr VIDEON/ Si doli blof Rama për lidhjet e qeverisë me njeriun e Ndrangheta

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama deklaron me siguri se Ndrangheta kishte dështuar në Shqipëri, se qeveria nuk kishte asnjë lidhje me ta dhe se nuk kishte asnjë provë që ta implikonin mazhorancën.

Por Bardhi publikon edhe raportimet e fundit se biznesi zyrtar i Antonio Gallo-s i konsideruar si “njeriu i Ndrangheta” ka pasur ndërveprim me qeverinë përmes kontratave financiare dhe pagesave buxhetore.

Në Thesarin e Shtetit rezulton se më datën 22 dhjetor 2020, Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka blerë rroba pune te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.

Bardhi thotë se “Edi Rama erdhi në pushtet nga mafia dhe po qeveris për mafian. Në 8 vjet ka braktisur dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë mbështetje, asnjë investim, asnjë projekt në dobi të qytetarëve. Buxhetin e Shtetit e ka vënë në shërbim të mafias👇 Më 25 Prill të gjithë bashkë për të bërë realitet ndryshimin dhe për ti kthyer qeverisjen qytetarëve! Më 25 Prill #FitonShqipëria” – shkruan Bardhi.

Artikulli i mëparshëmGjyqi i Donald Trump/ Pesë avokatët e ish-presidentit japin dorëheqje. Mediat amerikane: Kishin mos-marrëveshje
Artikulli i radhësRrëfimi i 28-vjeçares/ Si më ndiqte këmba – këmbës ish-i dashuri ushtarak