Një lajm i dytë tragjik nga koronavirusi ka ardhur këtë të hënë. COVID-19 i ka marrë jetën ish-prefekti i Vlorës, Eduart Verçani. Ish-prefekti ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Verçani kishte më shumë se 7 ditë i shtruar në një nga spitalet Covid në Tiranë.Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dy ditë më parë. Për vdekjen e tij kanë reaguar në rrjetet sociale miq, të afërm dhe kolegë, që kanë shprehur dhimbjen për lajmin e papritur.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare për shkak të COVID ish-prefekti i Vlorës