Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit që po hulumtojnë mbi orgjinën e koronavirusit në Kinë thonë se nga gjetjet e fundit mund të konstatojnë se virusi ishte i përhapur në Wuhan shumë më herët se sa kur është raportuar nga autoritetet shëndetësore. Ekspertët e shëndetit kinez njoftuan për shfaqjen e virusit në 8 dhjetor të vitit 2019. Për të vërtetuar më tej dyshimet e tyre, shkencëtarët kanë kërkuar të aksesojnë disa mostra gjaku, por nuk janë lejuar nga qeveria kineze.
Kreu i misionit në Kinë, Peter Ben Embarek thotë se disa dhjetëra mostra të virusit qarkullonin në dhjetorin e para dy viteve. Duke patur një numër të tillë infektimesh në mes të dhjetor 2019, shkencëtarët vlerësojnë se afro 1000 persona mund të kenë qenë të infektuar. Nëse marrin edhe mostrat e gjakut që u duhen, shkencëtarët mund të përllogarisin me përafërsi kohën kur virusi është përhapur me saktësi në Kinë.