Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka për largimin e tyre nga familja mbretërore në një intervistë për Oprah Winfrey. Mirëpo kjo gjë duket se nuk është pritur fare mirë nga pallati mbretëror, brenda të cilit ka filluar të ndihet edhe tensioni. Madje Duka dhe Dukesha mund të humbasin privilegjet mbretërore pas njoftimit se intervista e tyre do të jetë një bombë e vërtetë.
Burime pranë pallatit kanë thënë se të gjithë kanë filluar të ndihen nervozë për intervistën që pritet të transmetohet muajin e ardhshëm. Meghan dhe Princ Harry u transferuan në Kaliforni me djalin e tyre Archie vitin e shkuar pasi u larguan nga familja mbretërore. Burimet mbretërore kanë thënë se të gjithë do e shikojnë me shumë interes intervistën e çiftit dhe mundet që pas saj ata të mos i kthehen më kurrë detyrave të tyre në mbretëri.
Nëse mbretëresha do të kërkoj që ata të shkëpusin çdo marrëdhënie me familjen, kjo do të thotë se Harry duhet të heqë dorë nga tre titujt ushtarakë, nga Unioni i Futbollit Rugby dhe Maratona e Londrës. Ndërsa për sa i përket Meghan, ajo duhet të heqë dorë nga roli që ka në Tetarin Kombëtar, i cili ju dha në vitin 2019, pasi u mbajt nga Mbretëresha për 45 vjet.
Megjithatë ende nuk dihet me siguri nëse Meghan dhe Harry do ta pranojnë, por shumë besojnë se do të detyrohen të heqin dorë nga gjithçka. Kujtojmë se disa ditë më parë Meghan dhe Harry dhanë lajmin se janë në pritje të një fëmije të dytë, që do të vijë në jetë shumë shpejt.