Meksika fillon vaksinimin e të moshuarve kundër COVID-19

0

Meksika filloi vaksinimin e të moshuarve në më shumë se 300 komuna në të gjithë vendin, pasi mori afërsisht 870,000 doza të vaksinës AstraZeneca COVID-19. Përpjekja ishte përqendruar kryesisht në komunitetet e largëta rurale. Qindra njerëz mbi moshën 60 vjeç  u rreshtuan para agimit në disa cepa të largëta të kryeqytetit Mexico City për për t’u vaksinuar.

Zyrtarët inkurajuan njerëzit që të mos vinin të gjithë menjëherë. Qeveria ka caktuar 1.000 vende vaksinimi, përfshirë shkollat dhe qendrat shëndetësore, kryesisht në komunitetet më të varfra të vendit.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha të hënën se moti i keq dhe bora e bën të pamundur mbërritjen e vaksinës në disa zona të izoluara në veriperëndim të Meksikës. Ai tha se forcat e armatosura, të cilat janë përgjegjëse për fushatën e vaksinimit, po punonin për të hyrë në ato zona.

Meksika filloi vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë në mes të dhjetorit me rreth 726,000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Një tjetër dërgesë e vaksinës së Pfizer pritet gjithashtu këtë javë. Vaksina Sputnik V e Rusisë dhe një tjetër nga Kina, të cilat kanë marrë miratim emergjent nga rregullatorët meksikanë, priten  gjithashtu të vijnë këtë vit.

Artikulli i mëparshëmKakavija mbyllet për 24 orë, pala greke në grevë nga nesër në orën 07:00 deri pasnesër në orën 07:00
Artikulli i radhësBasha: Brenda 6 muajve të parë, do të bëjmë realitet konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE